Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e PD-së, për të ngritur një Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky komision është bërë prej disa kohësh pjesë e përditshme e retorikës politike në Partisë Demokratike, ndërsa sot Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehet se socialistët janë dakord me këtë kërkesë madje presin propozime konkretet për të diskutuar.
Mes të tjerash Taulant Balla u shpreh se i besuari i PS për çështjet zgjedhore vijon të mbetet Damian Gjiknuri, i cili është propozuar sërish si bashkëkryetar nga radhët e socialistëve për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Po ashtu Balla tha se ka marrë kërkesë nga LSI që të jetë pjesë e komisionit.
“Kemi dakordësuar që të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ne kemi propozuar që bashkëkryetar të jetë Damian Gjiknuri dhe presim dhe nga PD që të bëjë propozimin e saj për bashkëkryetar. Ne kemi një traditë parlamentare për komisionet e Reformës Zgjedhore, ku të dy të jenë bashkëkryetar dhe të ketë të drejtë vetoje. Ne presim që PD të jetë gati dhe të kalojmë vendimin në seancë plenare”, tha Balla.
Balla është ndalur edhe tek zgjatje e mandatit të vettingut ku u shprehe se kërkesa e ndërkombëtarëve duhet të përmbushet.
“Mendoj që rekomandimi i fortë i ndërkombëtarëve për të shtyrë afatin e Vettingut tejkaloj agjendat politike të çdo subjekti. Duhet ti qëndrojmë rekomandimit. Se janë ata që u besuam dhe i falenderojmë ONM, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer të cilët na rekomandojnë edhe përmes ambasadave të SHBA dhe BE që ne ta mbështesim brenda këtij sesioni parlamentar. PD zyrtare besoj se do ta kalojë këtë çështje për të ecur përpara” tha Balla.
/b.h