Një person është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në orën 07:23 në afërsi të një banke në Laç.
I vrarë me armë zjarri mbeti Xhelal Reçi, ish polic.
Policia është në kërkim të autorit. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
“Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, bën me dije policia.
g.kosovari