Tre ushtare dhe dy civile janë plagosur në qytetin francez Valencë. Ata ishin një patrullë ushtarake para një xhamie të cilën e ruanin, kur u ka hapur zjarr në një veture. Siç shkruajnë mediat lokale, drejtuesi I veturës nuk ka dashur që të ndalojë kur I është thënë dhe ka lëvizur drejt ushtarëve të cilët e kanë gjuajtur. Në këtë incident janë lënduar drejtuesi I veturës dhe një person që gjendej me të si dhe tre ushtarë. Përveç kësaj thuhet se ka të lënduar edhe në mesin e besimtarëve.
Një ushtar e ka goditur vetura derisa një besimtar është qëlluar nga plumbi qorr, shkruan websajti “Dofine Libere”. Sipas mediave shoferi nuk kishte me vete lejen e qarkullimit dhe motivet për sulm deri më tani nuk janë të njohura. Ai është dërguar në stacionin e Policisë.