5 aksidente rrugore i morën jetën 4 të rinjve, ndërsa mëngjesin e këtij viti të ri si pasoje e një aksidenti humbi jetën dhe një efektiv policie ne Tirane. Ne Tirane një efektiv i komisariatit nr 1 humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se 45 vjecari po priste urbanin ne zonën e Saukut pas turnit të tretë ne shërbim, kur një automjet goditi njërën prej tabelave sinjalizuese, e cila i ra ne koke. Goditja ishte fatale për efektivin, i cili humbi jetën ne vendngjarje. Policia shoqëroi drejtuesen e mjetit tip benz së bashku me bashkëshortin e saj. Ne Fier pak orë para natës së ndërrimit të viteve, dy persona humben jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi pranë Vajkanit në aksin Fier-Lushnje, ku automjeti i çiftit të bashkëshorteve Elton dhe Suela Pirra doli nga rruga dhe përfundoi ne kanal.
Disa orë më vonë ne ditën e parë të 2016 një 18 vjeçar humbi jetën në rrugën nacionale Pogradec- Qafë Thanë pranë fshatit Memelisht. Rudolf Javxhiu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën dhe më pas makina u zhyt në ujin e liqenit, duke marrë me vete edhe të riun. Në një tjetër aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat në vendin e quajtur Fier-Shegan një 17 vjeçar humbi jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 e 20 minuta, ku i riu banues në “Fier Shegan” Lushnje, humbi kontrollin e motorit dhe doli jashtë rruge. 20 minuta më pas në Shkodër në aksin rrugor Velipoje -Shkodër, tek kryqëzimi i Dajçit një makinë ra në kanal e për pasojë mbetën të plagosur 4 persona. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri të mundur transportimin e tyre në spital ndërkohë që njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Mapo.