Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë vetëm një vit të martuar, por mediat amerikane kanë nisur thashethemet se çifti shumë shpejt do të divorcohen. Sipas “Hollywood live”, 32-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Kutcher nuk po shkojnë mirë me njëri-tjetrin, madje grindjet mes tyre janë bërë shumë të shpeshta. Është e vështirë të imagjinosh se arsyeja është vogëlushja e tyre 1-vjeçare, Wyatt Isabelle.
Mediat citojnë një burim afër çiftit, sipas të cilit Ashton kalon shumë kohë larg familjes me takimet e tij, madje edhe natën vonë. Ndërsa Mila ka shfaqur dëshirën për tu rikthyer në punë, pas një viti pushim. “Mila e do shumë vajzën e saj, por ndjehet e izoluar duke qëndruar në shtëpi për një kohë kaq të gjatë,” citohet të ketë thënë burimi. Dhe pikërisht për këtë arsye kanë nisur mosmarrëveshjet mes tyre. Ashton është i shqetësuar për vajzën dhe se kush do të kujdeset për të, dhe për këtë shkak kanë nisur edhe grindjet e vazhdueshme.
Çifti Mila Kunis dhe Ashton Kutcher gjithmonë kanë reflektuar një harmoni perfekte dhe duket e pabesushme ndarja e tyre. Po, sipas burimit, ata kanë vendosur që ta hedhin pas krahëve këtë episod dhe tani marrëdhënia e tyre shkon mirë. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë! Ky do të jetë ndoshta divorci i vitit për yjet e Hollywood-it, tashmë secili me karriera të suksesshme.