Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar dëmtimin e banesave në qarkun e Dibrës të cilat janë prekur nga tërmeti.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se shumë qytetarë e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme jashtë.
Çupi gjithashtu ka listuar dhe numrin e banesave të dëmtuara në disa prej njësive administrative në këtë qark.
Postimi i plotë:
Në qarkun Dibër , janë prekur nga tërmeti shumë banesa, e rrjedhimisht disa qytetarë mbrëmë kanë qëndruar jashtë. Një mesazh nga një qytetar ne bashkine Klos i prekur nga lëkundjet e tërmetit duke ju dëmtuar shtëpia, ankohet se administrata e bashkisë Klos , i është përgjigjur se do të vimë të shikojmë ditën e hënë.
Nderkohë edhe në njesitë e tjera ke patur demtime
5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
3 banesa në njësinë administrative Ostren
3 banesa në njësinë administrative Gjoric
1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
1 banesë në njësinë administrative Zerqan