Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve. Nano mësohet se u ka kërkuar vartësve të që të ushtrojnë kontrolle në magazinave, shtëpi me qira dhe vende të tjera që për shkak të konsumit të lartë të energji dyshohet se kryejnë prodhim të paligjshëm të bitcoinve. Dyshohet se ekzistojnë të paktën dhe 10 vende të tilla në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve.
Në këtë takim të parë, Report Tv mëson se Nano ka kërkuar rritjen e kontrollit të territorit përgjatë 48 orëve në vijim edhe për shkak të festës së Halloween-it. Ai ka kërkuar të shtohet vëmendja për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, të mbahen nën vëzhgim personat në kërkim, ata me armë pa leje, si dhe të kontrollohen vendet që kryejnë veprimtari të paligjshme si lloto sportive apo ushtrim prostitucioni.
Nano mësohet se u ka kërkuar vartësve të që të ushtrojnë kontrolle në magazinave, shtëpi me qira dhe vende të tjera që për shkak të konsumit të lartë të energji dyshohet se kryejnë prodhim të paligjshëm të bitcoinve. Dyshohet se ekzistojnë të paktën dhe 10 vende të tilla në Tiranë.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kërkuar krimit ekonomik të bëjë vërë në sitë call centerat pasi shumë shtetas të huaj kanë akuzuar se janë mashtruar nga call centerat që operojnë në Shqipëri dhe që i premtojnë para në bursë, por në të vërtetë i vjedhin.
Report Tv mëson gjithashtu se drejtoria e policisë së Tiranës ka kërkuar të shkëmbejë informacion me atë të Fierit, të Kavajës dhe të Niklës për ngjarjet e fundit kriminale pasi dyshohet se autorët e këtyre ngjarjeve fshihen në Tiranë. Bëhet fjalë për atentatin ndaj Demir Backës në Fier dhe grabitjen në shtëpinë e Nazmi Çangu në Nikël.
TABELA E NDRYSHIMEVE NË POLICINË TIRANË:
1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
2. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
3. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
4. Altin Lila – Komisariati nr. 3
5. Petrit Halo – Komisariati nr. 4
6. Oliger Torba – Komisariati nr. 5
7. Sali Skura – Komisariati Shijak
8. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
9. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
10. Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
11. Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë
Shqiptarja.com