Epidemiologu Alimehmeti: Do të kemi një dimër më të ‘butë’ se një vit më parë nga Covid-19, s’ka nevojë për shtrëngim masash

Alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”.

Ai tha se ecuria epidemiologjike në Shqipëri është më e mirë se ajo e një viti më parë.

Rastet problematike që paraqiten në spitale sipas mjekut, reflektohen te ata persona që nuk kanë imunitet. Sa i takon studentëve mjeku tha se ato janë të ndërgjegjësueshëm për bërjen e vaksinës dhe nuk ka më problematikë në këtë drejtim, ndërsa shtoi, se nuk mund të kemi sërish mbyllje nëse shifrat vijojnë të jenë nën këto ritme.

Pjesë nga biseda në studio:

Alimehmeti: Aktualisht ka një frenim të rasteve të reja. Shpresojmë që rastet e reja të bien. Por shohim që rastet e rënda janë tek njerëzit e pa imunizuar.

Çfarë fuqie ka delta plus?

Alimehmeti: Deri tani ka 45 variante të njohura të Deltas. Delta plus nuk ka një transmetueshmëri shumë të lartë, për momentin është variant në monitorim. Pati vatra por që u fikën.

A duhet të drejtohen pacientët në spitale?

Alimehmeti: Ndjekja spitalore është primare. Shifrat nuk i kemi aq të larta fatmirësisht, siç kemi qenë në janar-shkurt. Në këto momente që flasim kemi të shtruar 160. Shohim që shumica dërrmuese janë persona të pa imunizuar. Po t’i pyesësh sot që a do të vaksinoheshin nëse e do e dinin këtë situatë, ato do të thoshin po patjetër.

Sa zgjat imuniteti?

Alimehmeti: Ndërkohë që kemi studime izrealite që kanë studime në nivel miliona njerëzve. Këtu shohim që ka ekuivalencë, ndërmjet imunitetit natyror dhe vaksinës. Duket se ky imunitet zgjat më shumë dhe është i fuqishëm, por po ashtu ka studime të tjera të bëra në SHBA, ku gjejmë një mbrojtje me gati 53% më shumë, nëse personi është dhe i vaksinuar. Pfizer ka imunitet diku te 6 muaj. Sinovac gjithashtu ka imunitet 6 muaj, nuk ka periudhë të tillë për vaksinën AstraZeneca, por për imunizimin natyror, shtete të ndryshme kanë kohë të ndryshme.

Për këtë imunitet natyral për aq muaj sa të jetë, pse Shqipëria nuk e njeh një pasaportë e imunitetit natyral. Ne ia njohim personave që vijnë nga jashtë, pse neve jo?

Alimehmeti: Ne ‘de facto’ e njohim. Bën sens që ta njohim. Nuk kemi frikë të bëjmë vaksina te personat që e kanë kaluar. Nuk kemi frikë nga bërja e vaksinës. kush ka nevojë ta bëjë, qoftë edhe për dokumente, nuk kemi frikë.
Nëse janë bërë dy doza të vaksinës Kineze, a mund të ndërthuren vaksinat, dy vaksina Sinovac dhe një Pfizer?
Alimehmeti: Po, është shumë e sugjerueseve. Përgjigja imunitare bëhet më e gjerë. Zgjerohet dhe kjo është në favorin tonë. Nëse kemi një studim shumë të mirë faktik në popullatë, kemi Turqinë që e ka filluar këtë histori që në fillim të korrikut. Popullata është e këshilluar të bëj vetë dhe nuk kemi problematika në këtë drejtim.

A e kemi menaxhuar mirë situatën?

Alimehmeti: Termi imunizim është shkencor, nuk është diskutim social, por mjekësor. Kjo do të thotë se vaksinuar plus kaluar në mënyrë natyrore. Studimi i Akademisë së Shkencave, doli 73.3% imuniteti, patjetër që kjo është në rritje. Por në nivel shteti, kjo shifër është më poshtë. Por ndërkohë janë shtuar vaksinimet. Do të thoja fare mirë që në Shqipëri si mesatare, 38% e popullatës e kanë kaluar në mënyrë natyrore dhe plus kemi të vaksinuar. Ne qëndrojmë diku te 70% e imunizimit, që është shifër e lartë, por jo e mjaftueshme. Pa i dhënë notë situatës së menaxhimit, por them se nga ky moment nuk duhet të ketë diskutime mbylljeje, nëse qëndrojmë në këto ritme që jemi.

Në çfarë pozite i shihni studentët?

Alimehmeti: Kur mjeku sheh një situatë që ju nuk mund të vaksinoheni merrni një dokument, kjo është për rastet kur e kanë kaluar vaksinën tani afër. Nuk shoh ndonjë problem të madh në pranimin e vaksinës, këtë e shoh më shumë të moshat e mëdha. Ata kanë pasur problem te fjala detyrim, por është zbutur me kohën e gjitha.

Çfarë dimri na pret?

Alimehmeti: Ta shohim se si do të na vijë, letrat i kemi më të mira dhe çfarëdo vale na vjen nuk do të jemi si vitin e kaluar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com