Policia është vënë në ndjekje të një vrasësi që masakroi sot klientët brenda një bari në Tel Aviv. Policia izraelite bën me dije se nga kamerat që ka siguruar vihet re se personi ka hapur zjarr dhe qeshte teksa qëllonte me plumba klientët në një bar në rrugën Dizengoff, Tel Aviv. Mësohet se dy persona janë vrarë në vend, kurse 7 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Në foto dhe video janë momentet teksa vrasësi qëllon me plumba. Pamjet janë të rënda ne media. Nuk dihet ende motivi i vrasjeve, kurse viktima e parë i identifikuar ishte një 26-vjecar me emrin, Alon Bekel, menaxher i barit ‘Simta’ ku ndodhi masakra. Sipas dëshmitarëve, vrasësi qeshte teksa qëllonte me armë.