Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot te gjithë kryebashkiakët e vendit.
Mësohet se mes kryebashkiakëve që kanë qenë pjesë e mbledhjes me Ramën, është edhe kryetarja demokrate e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Kujtojmë se në mbledhjet që ka zhvilluar së fundmi Rama me kryebashkiakët, Ademi nuk ka qenë asnjëherë e pranishme ndërsa sot ka “thyer akujt”.
Gjatë kësaj mbledhje tema kryesore e diskutimeve kanë qenë ujësjellësat dhe kanalizimet nëpër bashkitë e vendit.
/a.r