Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu duke kaluar në të njëjtin pozicion për në Policinë e Durrësit. Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.
Këto ndryshime vijnë pas ndryshimeve të bëra më herët në nivel komisariatesh në Tiranë, por edhe lëvizje në shefat e sektorëve të policisë së Korçës.
Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.
g.kosovari