Tetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.
Sipas policisë, në aksident është përfshirë një “Benz”, i cili është përplasur me një motomjet me rimorkio, ku ndodheshin tetë persona
Njoftimi i policisë
Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./m.j