Deputeti, Dashamir Shehi ka mbajtur fjalën e tij për të folur lidhur me borxhin publik që Shqipëria po përgatitet të marrë për të përballuar krizën energjitike që pritet të zërë vend në muajt në vijim.
Në hyrje të fjalës së tij, Shehi kritikoi faktin se kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama po e kthenin në dialog foltoren e Kuvendit duke folur vetëm ata të dy pa limit kohor. Ai tha se duhet të lihej hapësirë që të gjithë të ksihin mundësi të shpreheshin sepse për këtë ishin votuar nga qytetarët.
Ndërsa sa i përket borxhit publik, deputeti tha se duhet të kishte më shumë transparencë mbi këtë çështje pasi sic ai e tha “Borxhin po ua marrim kalamajvëe tanë, jo investitorëve”, duke sjellë në vëmendje idenë se ky borxh do të rëndonte mbi brezat e ardhshëm të vendit.
Deputeti, Dashamir Shehi
Të them dhe unë nja dy fjalë për procedurë. Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë me njëri tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.
Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për cfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë.
Në Shkodër është një fjalë e madhe që thotë: Lypa është e madhe po nuk të lë në baltë. Minimalisht kjo kërkon transperencë sepse po vazhdojmë të marrim e të marrim. Nëse vazhdojmë të marrim, borxhi do bëhet një faktor negativ permanent edhe tek buxheti. Në vend borxhli është peng në shumë gjëra. Nëse nuk e shlyen ekonomikisht, do e shlyejë nëpërmjet dëorëzimit të sovranitetit.
Tani marrin nga 50 milionë e nuk marrin as mundimin të tregojnë se ku do të shkojnë këta para. Borxhi të jetë në gjendje të mbajtë ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase dhe ne ta dimë ku shkon.
Ne u marrim borxh kalamajve tonë jo investitorëve që janë në Amerikë e ku di unë. Në këtë princip duhet ta mendojmë. Kaq kisha unë, nuk po merrem me makroekonominë.
/b.h