Fjala “kafshim” e përdorur nga lideri i PD Lulzim Basha ka irrituar kryeministrin Edi Rama i cili nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur kryedemokratit duke i kërkuar “që të zgjohet” dhe ‘dokrrat me trimëri thuaja vetes’.
“Se shkove deri të kafshimet tani se ke qenë aleat me një që kafshonte publikisht deri dje dhe e nxjerr publikisht, goxha burrë. Se s’je goxha burrë prandaj e bën këtë.
Kafshoja, kur kafshoja unë, ça janë këto muhabete, s’je në ëndërr është ora 12 e 30 e drekës, zgjohu lëri këto, kafshoj kafshoj.
E di nga e ke, aleatin që ke pas në krah me kafshime me premtime për kafshime në vesh në krah e ku di unë, flet përcart këtu. Po them që të mbyllim këtë persistencën tënde, shpif shif se dicka mbetet. Këto dokrrat e tua me trimëri dhe ndershmëri dhe me pathyeshmëri thuaja vetes po mos dil këtu që të shfrytëzosh këtë foltore si Beni që ecën vetë natën në pyll dhe këndon që të mundë frikën, të lutem se u bëre qesharak.
Ne nuk mund dot të hyjmë në proces ndryshimi të kushtetutës duke të besuar ty se si lexon ti, këto bëhen me dialog midis përfaqësuesve të PD dhe PS që bën mirë shumë ti respektosh po të them dhe një herë tjëtër nëse nuk do që ne të ta kthejmë me mos rspekt e jo duke nxjerrë nga goja ato që nxjerr ti”, tha Rama.
/b.h