Bërja e shqiponjës dy krenare nga Miss Serbia, Valentina Petrovic, ka tërbuar mediat serbe. Bukuroshja ka bërë shqiponjën, teksa ka pozuar me Miss Kosovën dhe Miss Shqipërinë, në “Miss Intercontinental” në Sharm el-Sheik.
Po ashtu, Miss Kosova dhe Miss Shqipëria kanë pozuar me përfaqësuesen serbe, duke treguar në foto simbolin serb me tre gishta, të cilin serbët e përdornin gjatë luftës në Kosovë.
Ky gjest i saj i ka habitur të gjithë, dhe i është kundërvënë e gjithë Serbia. Ky akt ka ndikuar ndjeshëm tek ajo, sa ka ndërmarrë vendimin për të lënë garën.
“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën, më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori.
Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesie dhe spontaniteti budalla. Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër.
Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt. Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi, dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur.
Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, ka shkruar Valentina.
/b.h