Sot hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.
Për të inspektuar punimet e realizuara ishte e pranishme edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila nënvizoi se po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.
‘Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.’– njofton ministria.
/b.h