Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 22 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 157.276.
Në total numri i rasteve aktive është 428./m.j