Autoritetet në Dubai janë duke zhvilluar hetime intensive në përpjekje për të zbuluar se çfarë e shkaktoi zjarrin masiv që gëlltiti një hotel luksoz 63 -katëshe në qendër të qytetit në prag të Vitit të Ri. Zjarrfikësit arritën ti venë nën kontroll flakët , por tymi vijon trë jetë prezent edhe në këto orë të para të mëngjesit të 2016. Nga Hoteli që u përfshi nga flakët u evakuuan 16 persona që kishin pësuar lëndime të lehta. Pavarësisht nga flakët, Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE ) festuan Vitin e Ri me fishekzjarre pranë Burj Khalifa – ndërtesa më e lartë në botë .