Dy persona u arrestuan në një operacion policor në Shkodër, ndërsa u sekuestruan 7 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Sipas bluve, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Mnela”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. H., 26 vjeç, banues në Mnelë, Bashkia Vau i Dejes dhe D. Ç., 46 vjeçe, banuese në Mamurras.
“Këta shtetas u kapën në flagrancë, në territorin e fshatit Mnelë, në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike cannabis sativa”.
Strukturat hetimore po vijojnë hetimet për identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi nga Policia Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mnela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme dhe kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Mnela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. H., 26 vjeç, banues në Mnelë, Bashkia Vau i Dejes dhe D. Ç., 46 vjeçe, banuese në Mamurras.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, në territorin e fshatit Mnelë, në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike cannabis sativa.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë lëndë bimore cannabis sativa.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/b.h