Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaron se në Shqipëri janë identifikuar dy ferma të prodhimit të kriptomonedhës Bitcoin. Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, ai u shpreh se fermat janë në Tiranë dhe në Fushë-Krujë të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë
Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike.
Ardian Çela: Për rastin e Bitcoin do ju jap këtë informacion. Ne kemi nisur pak më parë investimin, pasi ky shqetësim nuk ka qenë vetëm me Bitcoin por dhe me shtëpinë e barit. Kemi nisur montimin e pajisjeve, jemi në fazën e dytë. Po vendosim smart fider, dhe është 1 km i gjatë. Duke kaluar në fazën e dytë të monitorimit të kabinave, ngushtojmë rrethin e kërkimit. Kemi konstatuar dy ferma Bitcoini, një në Tiranë dhe një në Fushë-Krujë, është një betejë e përditshme dhe jo vetëm me Bitcoinin, por me cilindo që bën lidhje të paligjshme. Me këtë investimin që është në process dhe me suportin e Exit Bank dhe USAID rezultatet do të jenë më të mira. Kërkojnë investime SMART.
Ndërkohë zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja thotë se këto dy ferma janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhje e energjisë. Ai u shpreh se në rastin kur paguhet fatura e energjisë elektrike nuk përbën asnjë problem.
Ilir Bejtja: Neve identifikojmë vjedhjen e energjisë. Denoncimet kanë qenë si indicia për autoritetet ndërsa ne konstatojmë vetëm vjedhjen e energjisë. Ne kemi identifikuar vjedhjet e energjisë, dhe kemi konstatuar dy raste të Bitcoin. Por ata që e kanë paguar për ne janë konsumator.
/b.h