Një vit i ri i komplikuar për kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillari Klinton. Sipas mediave, kater badigardë të saj, agjentë të shërbimeve sekrete në Shtetet e Bashkuara, kanë humbur jetën në një aksident rrugor. Lajmin e bëjnë të ditur televizionet amerikane sipas të cilave bëhet fjalë për dy agjentë meshkuj dhe dy femra.
Sipas burimeve, ata po udhëtonin me makinë gjatë një stuhie me dëborë, kur papritur një automjet u ka dalë përpara duke u prerë rrugën.