Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku është shprehur se mbledhja e Kuvendit Kombëtar nga ish-kryeministrit Sali Berisha është për pushtet personal dhe për të rimarrë PD-në dhe jo për interes të partisë.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Marku tha se objektivi i Berishës është vetëm largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i PD dhe se nuk paraqet një tezë të qartë si do të ndryshojë Partia Demokratike.
“Unë mendoj që vërtet në statut ekziston e drejta që një përqindje e delegatëve të mbledhin kongresin. Ka procedura, që do të thotë shifrat që deklaron Berisha duhet të dalin publikisht. Edhe Basha, por Basha nuk po tenton të bëjë kongres. Berisha duhet të paraqesë listën e delegatëve dhe ka një procedurë për mbledhjen e konkresit. Problemi është çfarë deklaron njëri dhe çfarë deklaron tjetri., ajo është lufta psikologjike që bëhet në bazë.
Për mua ajo që është e dukshme është që ky kongres dhe kjo lëvizje nuk është për PD-në dhe as për ardhjen e saj në pushtet, është për pushtet personal , të të dyve por Berisha po kërkon të marrë PD. Arsyet që po japin për kongresin, një nga problemet që ka Berisha, kjo lëvizje nuk ka asnjë tezë deri tani, përveç një kërkesë që të hiqet Basha, nuk ka një tezë si do të ndryshojë PD dhe nuk ka treguar një argument pse duhet të mblidhet ky kongres”, u shpreh Mark Marku
/a.r