“Foltorja e Berishës”/ Sociologu Fuga: Do të ndjejmë tronditje që shkojnë përtej Partisë Demokratike

Fuga Artan

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, komentoi lëvizjen politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se Berishën në këto takime po e mbështesin persona që janë të zhgënjyer nga kryedemokrati Luzlim Basha dhe situatën aktuale të PD.

“Unë e kam përjetuar këtë lëvizje, këto takime të zotit Berisha me militant të PD që e mbështesin si një segment i shoqërisë i cili e ndjen veten të pa përfaqësuar nga sistemi i parive në Shqipëri dhe që në një farë mënyre kanë pasur një kahje drejt PD afatgjatë, por që kanë një zhgënjim nga zoti Basha dhe fakti që për të disatën herë, janë thirrur në protesta, mitingje dhe kanë ikur pa kuptuar se çfarë kanë bërë. Është një pjesë e popullsisë që për shkak të mbështetjes së opozitës nuk gëzojnë privilegjet që gëzojnë militantët socialistë.

Në një farë mënyre dhe me braktisjen e zgjedhjeve lokale në 2019 janë të pakënaqur. Ata nuk kanë durim të presin 4 vite. Unë këtu e shoh problemin”, tha Fuga.

Më tej, akademiku shtoi se nëse Sali Berisha nuk do të shpallej ‘non grata’ nuk do e ndërmerrte këtë lëvizje, por sipas tij, ky aksion ka ndodhur për të mbijetuar në politikë.

“Problemi është këtu që dihet se jeta në partitë shqiptare është aspak demokratike. Ato në fund të fundit janë struktura që përbëhen nga një lider, një grup i ngushtë ndihmësish, një grup parlamentar që përgjegjësisht është i bindur, i rreshtuar se rregullat e partive janë të tilla dhe një masë militantësh. Po të shohim ne të gjitha këto gjëra që na ndodhin, për korrupsionin, drogën, për njërën dhe për tjetrën, do të shohim që brenda partive nuk ka zëra që ndërmarrin reformim. Unë kam thënë gjithmonë që në kushtet që jemi vetëm një krizë e madhe, e ardhur nga rrethana të jashtme mund të shkundë sistemin. Nuk e diskutoj fare që zoti Berisha të mos kishte problemin e vet, nuk do e ndërmerrte këtë lëvizje, kjo dihet.

Në momentin kur ai u vendos në një situatë që ose do të mbijetonte në politikë dhe pak më gjerë se politika, ose do të ndërmerrte një veprim, ai zgjedh të marrë një veprim. Nëse unë do të isha në PD, deputet, do e shikoja ndryshe, por unë e shoh si studiues dhe kjo do të sjellë një tronditje brenda Partisë Demokratike, por jo vetëm. Duhet të shikojmë qartë atë që po ndodh dhe të mos shohim atë që ndodh me paragjykime të politizuara”, përfundoi akademiku. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com