Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, do të vizitojë Shqipërinë gjatë një turi me takime me homologët e disa vendeve të rajonit.
Sipas njoftimit të zëdhënësit të ministrit, publikuar në mediat kineze, Yi do të takojë homologen shqiptare, Olta Xhaçka, por edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë, Serbisë e Italisë, brenda 3 ditësh në datat 27-29 tetor.
Sipas zëdhënësit, vizita vjen pasi Yi është ftuar nga të katërt ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve, Nikos Dendias, Nikola Selakovic, Olta Xhaçka dhe Luigi Di Maio.
Pala kineze, por edhe ajo shqiptare, nuk kanë njoftuar për arsyet e kësaj vizite.