Një tentativë vjedhje është regjistruar në qendër të qytetit të Sarandës.
Ngjarja është regjistruar në një dyqan celularësh. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një person i pa identifikuar, ka kërcënuar me thikë pronarin e dyqanit, por është ndeshur me rezistencën e këtij të fundit.Pas kësaj, hajduti është larguar me vrap, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij dhe po punon për ta arrestuar.