• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

51 vite nga elektrifikimi/ Shqipëria mbetet ende ‘në dorë’ të shiut!

by Java News
25/10/2021 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar 51 vite nga elektrifikimi i plotë, dhe Shqipëria ende nuk ka arritur të prodhojë energji elektrike për të furnizuar plotësisht konsumatorët. Shkak sipas ekspertëve është mungesa e investimit tek prodhimi i energjisë nga dielli dhe era.

TIRANË– 25 tetori njihet si dita e elektrifikimit të plotë të Shqipërisë. Sot 51 vite pas këtij triumfi, vendi ende nuk ka arritur të prodhojë energjinë e mjaftueshme për të mbuluar plotësisht konsumin.

Edhe pse sektori energjetik ka përparuar dhe është zhvilluar problemi i pazgjidhur është varësia nga kushtet atmosferike.

“Sektori energjetik shqiptar bazohet tek burimet hidrike, që përpos avantazheve e ka mbajtur sektorin të pazhvilluar, pasi ne prej shumë kohësh jemi importues të energjisë”, thotë Lorenc Gordani ekspert për çështjet e energjisë.

Në kushtet kur gjithë bota rrezikon të preket nga kriza energjetike, ekspertët shohin vetëm një zgjidhje për Shqipërinë.

“Duhet të diversifikojmë ofertën tonë të zhvillimit, dhe të mos mendojmë për koncesione në burimet hidrike. Me investime në modernizimin e sektorit dhe me politika energjetike, ekonomia ju bën ballë këtyre presioneve”, thotë Selami Xhepa.

“Shqipëria nuk duhet të kishte varësi kaq të madhe nga tregjet e huaja, ku 40% e energjisë për konsum merret nga importi, kjo është për të ardhur keq duke pasur parasysh të gjitha burimet hidrike që ne kemi, klimën e përshtatshme për të krijuar panele fotovoltaike”, thotë Danaj.
“Diversifikimi është çelësi dhe zgjidhja e vetme që biem dakord të gjithë në këtë sektor. Shqipëria dallohet për zhvillimin e energjisë diellore apo ajo eolike”, pohon Lorenc Gordani.Nga viti 1936 kur u ndërtua hidrocentrali i parë në vend në Vithkuq që tanimë nuk është funksional, e deri në fund të 2020 në Shqipëri sipas ERE, kanë prodhuar energji 216 centrale private.

Pavarësisht numrit të madh të hidrocentraleve 80% të prodhimit në vend e sigurojnë HEC-et e ndërtuara mbi lumin Drin, Vau i Dejës, Fierzë dhe Koman. Shqiptarja.com

Next Post
Deputeti Dashamir Shehi plas deklaratën e fortë: Rruga më e mirë, Berisha dhe Basha të largohen të dy!

Deputeti Dashamir Shehi plas deklaratën e fortë: Rruga më e mirë, Berisha dhe Basha të largohen të dy!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In