Firmëtarët e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike kërkojnë thirrjen e tij për “të diskutuar gjendjen e rëndë të demokracisë së brendshme në parti dhe kushtet e dhunimit flagrant të parimeve themelore të statutit dhe forumeve të saj vendimmarrëse”.
Në formular thuhet gjithashtu se kërkesa bazohet te neni 43 pikë 2 e statutit. Rendi i mbledhjes së Kuvendit përmban katër pika.
Së pari, miratimi i ndryshimeve statutore, sipas kërkesës për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrje në forumet e Partisë Demokratike dhe “analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit ndaj forumeve të partisë”.
Në pikën e dytë kërkohet vendimmarrje nga Kuvendi të ndryshimeve statutoren të propozuara.
Pika e tretë kërkon që Kuvendi të vendosë për aksionin politik opozitar dhe në fund janë çështjet e ndryshme./m.j