Pas vetëm 1 minute lojë menjëherë ndërpritet ndeshja për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushën e blertë. Të dy tifozeritë hedhin fishekzjarrë dhe kapitenët e skuadrave flasin me mbështetësit përkatës që situata të qetësohet.
Pas rreth 5 minutash ndërprerje, ndeshja më në fund rifillon nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.
Stadiumi “Air Albania” pret sot derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.
/b.h