Më shumë se 100 mijë policë do të patrullojnë nëpër rrugët e Parisit gjatë natës së Vitit të Ri, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Francës Bernar Caseneuve, raporton AFP.
Edhe pse nuk ka kërcënime direkte për sulme terroriste, të gjitha qytetet kryesore të Evropës gjenden nën kërcënim të ISIS-it. Sot gjatë ditës në Belgjikë janë arrestuar gjashtë persona si të dyshuar për sulme të mundshme terroriste gjatë natës së Vitit të Ri.