Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkon nga spektri politik kosovar që nëpërmjet dialogut ta gjejnë “shtegun” e daljes nga kriza, ndërsa zgjedhjet e parakohshme nuk i sheh si zgjidhje. Në intervistën për gazetën “Zëri” Jahjaga shprehet e zhgënjyer me liderët politikë që nuk u treguan të gatshëm për zhvillimin e një dialogu të brendshëm konstruktiv.
Ndërkaq, ajo ka folur edhe për bllokimin e Kuvendit me gaz lotsjellës e dhunë. Presidentja ka theksuar se këto ngjarje kanë vazhduar të dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës.