Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku 57-vjecari Demir Backa është qëlluar për vdekje nga një automjet në lëvizje.
Sipas “BalkanWeb” se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pak momente më parë në Bypassin e Fierit.