Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara një udhëheqës i lartë i Al-Kaedës u vra nga një sulm me dron i ushtrisë amerikane në Siri.
Zëdhënësi i komandës së ushtrisë amerikane, majori John Rigsbee në një deklaratë me shkrim pas vrasjes tha se kështu do të dëmtohet Al Kaeda dhe aftesite e sa per te organizuar sulme terroriste.
“Vrasja e udhëheqësi të lartë të Al Kaedës do të dëmtojë aftësitë e organizatës terroriste për të organizuar dhe kryer sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm”, tha Rigsbee.
Sulmi vjen tre ditë pasi një bazë e SHBA-së në Sirinë jugore u sulmua, por Rigsbee nuk tha nëse sulmi i dronit amerikan ndodhi në shenjë hakmarrjeje./m.j