42 para Krishtit- Kryen vetëvrasje Marcus Iunius Brutus, një nga udhëheqësit e komplotit në të cilin u vra Jul Cezari më 44. Bruti vrau veten pas disfatave që iu shkaktuan ushtrisë republikane në betejën e Filipit nga forcat e Mark Antonit dhe Oktavianit.
1940- Lindi futbollisti brazilian Edson Arantes do Nascimento (Nascimento), i njohur si Pele, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
1942- Armata e Tetë Britanike e gjeneralit Bernard Montgomery nisi një ofensivë kundër forcave gjermane nën drejtimin e Erwin Rommel në shkretëtirën egjiptiane pranë El Alamein. E konsideruar si një nga betejat më të rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore përfundoi 12 ditë më vonë me fitoren e britanikëve, e ndjekur nga zbarkimi i aleatëve në tokën e Afrikës së Veriut.
1958- Shkrimtari rus Boris Pasternak merr çmimin Nobel për Letërsinë për romanin e tij “Doktor Zhivago”, i cili u bë bestseller në Perëndim, ndërsa nuk ishte botuar ende në BRSS.
1983- 241 ushtarë amerikanë dhe 58 ushtarë francezë vriten në një sulm të realizuar me kamionë të ngarkuar me eksploziv në selinë e Trupave Detare të SHBA në Bejrut si edhe një ndërtesë aty pranë që strehonte ushtarë francezë.
2003-Vdes në shtëpinë e saj në Nju Jork, Chang Mei-ling, e veja e Chiang Kai-shek dhe dikur gruaja më e fuqishme në Kinë.
2012- Vdiq Wilhelm Brasse, një fotograf që bëri nga 40,000 deri në 50,000 foto të të dënuarve me vdekje në Aushvic në emër të nazistëve, dhe negativët e ruajtur të të cilit ndihmuan që ata që ishin përgjegjës për këto mizori të silleshin para drejtësisë. BETA