Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare në zonën e Nikaj-Mërtur ne Tropoje!
Nën ritmet e muzikës popullore, ai i uron trashëgime çiftit Monda dhe Marku teksa përshëndet qytetarët për një javë të mbarë.
Postimi i Ilir Metës:
Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku! Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo!
Me të njëjtin urim ka postuar dhe bashkëshortja e Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka postuar një video në Instagram shkëputur nga Vallja e Tropojës gjatë dasmës në Nikaj-Mërtur.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Monda dhe Marku sot kurorëzuan dashurinë e tyre me traditat e mrekullueshme shqiptare! Qofshin të lumtur përjetë!
Nuk dihet nëse Presidenti Meta dhe kryetarja e LSI-së Kryemadhi kanë qenë në të njëjtën dasmë apo kanë vendosur që të postojnë pjesë nga e njëjta ceremoni./m.j
View this post on Instagram