Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden e bërë publike në 15 shtator nga Sekretari Blinken.
Në kuader të këtij Samiti, Ministja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamemtin, Elisa Spiropali ka pritur sot në zyrën e saj ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Takimin e kanë pasqyruar në rrjetet sociale ministrja dhe ambasadorja. Spiropali shkruan pas takimit se:
“Prita sot në zyrë Ambasadoren Amerikane Yuri Kim, Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Z. Benjamin A. Rockwell, dhe Shefen e USAID, Zj.Mischere Kawas.
Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike, si një mundësi për të ndarë përvoja dhe thelluar bashkëpunimin në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë kudo në botë. Filluam punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të samitit si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të punuar edhe më ngushtë me partnerët tanë”.
/b.h