Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës, ku ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Pasi takoi nga afër disa nxënës, i pyeti ata se si iu dukej shkolla e re.
Mes të tjerash ai inspektoi nga brenda ambienteve të shkollës, ndërkohë që drejtori i këtij institucioni iu drejtua Ramës: “I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”. Ndërkohë Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje.
Pjesë nga biseda:
Rama: Si është shkolla e re?
Nxënësit: Shumë e mirë
Rama: A i keni të gjitha gjera aty? Palestra, gjerat?
Nxënësit: Po
Rama: Tani duhet me fut më shumë në kokë.
Rama-Drejtorit të shkollës: Këtu nuk kishte jo vetëm palestër, por s’kishte as… Është diçka e bukur drejtor, duhet ta mbani mirë.
Rama-drejtuesit të projektit: Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra./m.j