Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, ka sulmuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në lidhje me mbështetjen që ajo ka dhënë mbi aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës në Veri.
Gjuriç ka thënë me ironi dhe nota vulgare se serbët e Kosovës konsiderohen prej Cameron si njerëz të këqinj, ndërkohë që i dashuri i saj, duke iu referuar kryeministrit Kurti, konsiderohet i mirë dhe kur ai vret.
“Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm. Von Cramon mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqinj teksa i dashuri i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret”, ka thënë Gjuriq.
Kujtojmë se Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, i kërkoi Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të kritikojë jo vetëm Kosovën që po lufton krimin dhe korrupsionin me aksionet në Veri, por edhe Serbinë që nuk po implementon sundimin e ligjit.
“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
g.kosovari