Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu nga Shkodra ka konfirmuar para gazetarëve se Komiteti i Imunizimit ka rekomanduar futjen në protokolle të dozës së tretë të vaksinës për koronavirusin.
Manastirliu bëri të ditur se ky komitet ka këshilluar jo vetëm dozën e tretë, por edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim. Pra rekomandohet vaksinimi i personave mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç nëse kanë probleme shëndetësore.
“Është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit përgjatë fundjavës së shkuar, të cilat kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose dozës booster, kanë rekomanduar edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim, plus 16 vjeç. Kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika këto rekomandime që kanë dalë nga komiteti i vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Do të kemi edhe një njoftim për vendimet që do të marrë ky komitet.”
Tashmë pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet nesër dhe të vendosë nëse rekomandimet e Komitetit të Imunizimit do të marrin dritën jeshile. Pas marrjes së vendimit, ministrja bëri të ditur se vendimet do t’i komunikohen publikut.
Në fjalën e saj ka bërë me dije se qëllimi i tyre i vetëm është vaksinimi masiv i popullatës për të qenë të mbrojtur nga çdo përhapje e mundshme e Cvoid.
ministrja ka theksuar se vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmve të tyre.
Sipas Manastirliut qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura në çdo universitet për të shmangur problematikën dhe vonesën që mund të kenë studentët për tu vaksinuar.
Ajo u ka bërë apel të rinjve që të vaksinohen, pasi arma e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi.
“Sa i përket universiteteve ne jemi ne dispozicion me stafe tona mjekësore duke bërë që studentët ta kenë mundësinë që të vaksinohen sa më shpejt dhe lehtë. Ajo që është e rëndësishme që të mos rrezikojmë jetën e tjetrit, ato që janë të vaksinuar nuk mund t’ju rrezikohet jeta dhe duhet të jenë të sigurt njëlloj si ato që janë të pavaksinuar. Për të hyrë në universitet ka një rregull ku duhet të çosh kartën e vaksinimit por kjo mbetet dhe në dorën e autoriteteve që është një luftë që bëhet me vullnetin e të gjithëve. Qëllimi themelor i kësaj fushate është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe të rinjve tanë, të cilët duhet ta kenë këtë armë për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.
Ne këtë e kemi sfidë dhe këtë do e adresojmë në çdo universitet, u jemi përgjigjur thirrjes së rektorëve për ti mbajtur qendrat e vaksinimit hapur në çdo institucion shëndetësor. Skenari është ndërgjegjësim, informim dhe sensibilizim për mbrojtjen e shëndetit.
Të gjithë vaksinat që qarkullojnë në Shqipëri janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare si EMA dhe organizata Botërore e Shëndetësisë. Është përgjegjësi e Shëndetit publik për të kontrolluar zinxhirin e vaksinave. Unë garantoj se vaksinat janë të certifikuara dhe të njohura nga OBSH dhe dje ka qenë një lajm nga qeveria amerikane, që lejojnë që me 8 nëntor do të futen të gjithë qytetarët që janë të vaksinuar me dy doza nga vaksinat e njohura nga kompanitë ndërkombëtare të ndërgjegjshme”, ka thënë Manastirliu.
g.kosovari