Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Teksa foli për zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri, ku ka theksuar se “lënë për të dëshiruar, Hazizaj tha se është e paqartë nëse opozita me dy koka është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Komisioni i Venecias ngulmon te periodiciteti i zgjedhjeve, 1 herë në 4 vjet. Por kjo nuk do të thotë që në kushtet e pamundësisë të funksionimit të pushtetit vendor që është një polarsh. Kjo tregon që zgjedhjet e fundit të pushtetit vendor lënë për të dëshiruar. Duhet një kompromis i vogël për të bërë zgjedhje të reja. Nuk e di sa e gatshme është opozita me dy koka për këtë gjë”, tha Hazizaj i ftuar në Shqip.