Politikani i njohur dhe deputeti Shehi mendon se Vetting-u eshte i mire, por duhet te aplikohet fillimisht te shefat e partive.
“Qëllimi është i mirë dhe mirë do ishte kjo punë se janë pasuruar në mënyrë të përshpejtuar. Populli e kupton shumë mirë. Si qëllim është i mirë. Si formulë hajde ta diskutojmë. SPAK ça do bëjë më parë. Po i ngarkojmë këto struktura. I kemi besuar çështje…SPAK do na zgjidhi këto hallet e mëdha. Ne kemi akoma prokurori e hetues. Shteti i ka veglat për t’u marrë me këtë punë. Jam dakord për qëllimin e mirë. Ka ardhur dita që klasa politike të kontrollohet. U larguan nga puna gjyqtarë e prokurorë për gjëra që kur i krahasoj me politikanët…Gjykoj që do ngritur një strukturë, se do i përziejmë kot. Dhe do e nxjerrim jashtë loje dhe SPAK-un. Duhet një mekanizëm tjetër. Kështu do bëhet zhurmë shumë dhe punë pak. Shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat. Shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit”, tha Dash Shehi. SOT