Dua Lipa iu bashkua thirrjeve për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork.
Me një fotografi të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo apeloi për pjesëmarrje në nismën #RallyForHerJustice.
Ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila e inicjoi fushatën me kërkesën për drejtësi për historinë e saj.
Deputetja, edhe vetë një viktimë e kësaj dhune, që nga paraqitja e parë në politikë, e tregoi se do të bëhej zëri i shumë grave që kaluan nëpër të njëjtën situatë gjatë luftës.
“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në Neë York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Dua Lipa./m.j