Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Padova për drogë. Gjithçka nisi nga vëzhgimi i agjentëve për njërin prej tyre, i cili ishte me precedent penal në fushën e trafikut të drogës.
Makina me të cilën ata po lëviznin ishin në monitorim, por sapo konstatuan agjentët u larguan me shpejtësi.
Policia i ndoqi dhe i kapi. Nga kontrolli brenda makinës u zbulua 500 gr marijuanë e mbështjellë, ndërkohë në shtëpi u zbuluan 5.5 kg kokainë e ndarë në tre pako dhe 15 kg kanabis, një pistoletë dhe fishekë.
Dy shqiptarët e arrestuar të moshës 35 dhe 28 vjeç u dërguan në burg./m.j