Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është gjithnjë nën sytë e kujdesshëm të tifozërisë që kërkon që nga bardheblutë vetëm fitore, madje me rezultat të thellë si ajo ndeshje që përfundoi 5-1. Klubi reflekton seriozitetin që kërkon kjo ndeshje.
Trajneri Shehi kujdeset për të gjithë lojtarët fillimisht e më pas organizon seancën stërvitore. Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë për këtë takim tejet të rëndësishëm për vijueshmërinë e kampionatit të Tiranës.
Nga ana tjetër në kampin e kuq ka atmosferë feste. Alban Hoxha, luajti ndeshjen e 300-të me Partizanin në përballjen me Kukësin por mendja është tek fitorja e parë e kampionatit që pritet të jetë pikërisht përballe Tiranës.
Kjo e mërkurë 20 Tetor përkoi me përvjetorin e 55 të trajnerit Ilir Daja, i cili e kërkon dhuratën nga ekipi, të hënën në ndeshjen kundër Tiranës.
“Kam ende uri për fitore dhe sukses, pres fitoren e parë në derbi”.
Partizani ka 4 pikë në renditje dhe gjendet në vendin e 7. Mungesa e suksesit në derbi do të sillte mungesë qetësie në klubin e kuq.
/a.r