Ndersa opozita deklaroi se maxhoranca kishte bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga Kryesia e Kuvendit.
Në njoftimin për media të Kuvendit thuhet se mbledhja nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Mesohet se mbledhja e radhës do te mbahet pasnesër.
NJOFTIMI I KUVENDIT
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021” nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm.
Kryetari i këtij komisioni z.Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00./m.j