Një studim i ri britanik ka treguar se individët e pa vaksinuar duhet të presin që të infektohen me Covid-19 pas 16 muaj ose më parë. Me afrimin e dimrit, shkencëtarët po paralajmërojnë se ri -infeksione të tilla mund të shtojnë barrën e shërbimeve shëndetësore. Disa bëjnë thirrje që programi i vaksinimit të shtrihet për të gjithë nxënësit e shkollës, duke përfshirë dy doza për adoleshentët.
“Nëse keni prevalencë të nivelit të lartë dhe ekspozim të shpeshtë ndaj virusit, me kthimin në shkolla do të shihni gjithnjë e më shumë njerëz duke u infektuar pavarësisht se janë vaksinuar,” tha Stephen Griffin, profesor i virologjisë në Universitetin e Leeds,Britani. Tani e dimë se imuniteti natyror ndaj Sars-CoV-2 fillon të zvogëlohet me kalimin e kohës. Një studim danez tregoi që të rinjtë nën 65 vjeç kishin rreth 80% mbrojtje për të paktën gjashtë muaj, ndërsa mbi 65 vjeç kishin vetëm 47% mbrojtje.
Varianti Delta e ka komplikuar më tej situatën.
“Sigurisht në punonjësit e kujdesit shëndetësor që ne kemi studiuar, ka shumë njerëz që kishin nivele mesatarisht të mirë të antitrupave të cilët, në disa raste, ishin infektuar më parë dhe ishin vaksinuar me dozë të dyfishtë, të cilët kanë rënë me infeksione simptomatike,” tha Danny Altmann, profesor i imunologjisë në kolegjin “Imperial” Londër. Sipas ekspertëve rreziku i ri-infeksionit duket të ketë qenë më i lartë që nga maji i vitit 2021 kur Delta ishte variant mbizotërues në të gjithë Europën.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përcaktojnë ri-infeksionin si një rast i konfirmuar nga laboratori i Covid-19 që ndodh 90 ditë ose më shumë pas një rasti të konfirmuar më parë nga laboratori. Nisreen Alwan, profesor në shëndetin publik, në Universitetin e Southampton, tha se me rritjen e niveleve të infeksioneve Sars-CoV-2 në Mbretërinë e Bashkuar, shumë prej nesh janë të vetëdijshëm për fëmijët dhe të rriturit që u infektuan përsëri, ndonjëherë pas një periudhë relativisht të shkurtër nga infeksioni i tyre i parë. Jeffrey Townsend dhe kolegët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Yale analizuan të dhënat e njohura të ri-infeksionit dhe sistemit imunitar nga korona viruset e tjerë, përfshirë ato që shkaktojnë Sars, MERS dhe ftohjet e zakonshme. Duke e kombinuar këtë me antitrupa dhe të dhëna të tjera imunologjike nga njerëzit që ishin shëruar nga Sars-CoV-2, ata ishin në gjendje të modelonin rrezikun e ri-infektimit të Covid-19 me kalimin e kohës.
Hulumtimi, i botuar në revistën “The Lancet Microbe”, tregoi që ri-infeksionet do të bëheshin gjithnjë e më të zakonshme pasi imuniteti u dobësua, veçanërisht kur numri i infeksioneve ishte i lartë. “Nëse nuk do të kishim kontrolle të infeksionit, askush nuk do mbante maskë distancë shoqërore, nuk do të kishte vaksina dhe duhet të presim ri-infeksionin nga 3 muaj pas kalimit të infeksionit deri në 16 muaj, “tha Townsend.
Sipas ekspertëve një ndër zgjidhjet është se nëse nuk jeni të vaksinuar, duhet të vaksinoheni edhe nëse e keni kaluar infeksionin. Ata shtojnë se kjo do të ndihmojë në kohëzgjatjen e mbrojtjes tuaj imunitare.
/b.h