Lideri historik Sali Berisha, në “Foltoren” që po organizohet në Dibër ka sulmuar Bashën, duke i kujtuar se nuk mund të largojë Edi Ramën se është peng i tij dhe as të sjelë PD në pushtet përmes ambasadorëve, por me vote.
“Edi Rama nuk ikën me sllogane, as nga pengjet e tij. PD nuk vjen në pushtet se këtë e do një ambasador, por duke u ngritur fuqishëm si në vitin 1990 për të sjellë Shqipërinë në vendin që meriton”, ka deklaruar Berisha në Dibër.
“Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve, por ku është opozita? Opozita i bëri fresk qeverisë pasi nuk ishte e aftë t’i imponojë asnjë nismë tjetër.
A kemi ne përgjegjësi për këtë? Po, ndaj edhe ne marrim përsipër të ngrihemi fuqishëm për të qëndruar si opozitë e pamposhtur ndaj këtij regjimi që po spastron Shqipërinë nga shqiptarët.
Partia Demokratike është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj”-tha Berisha./m.j