Aktori i humorit Donald Veshaj jetoi një histori të bukur dashuri me moderatoren Bora Zemani, e cila përfundoi pas pothuajse tre vitesh. Tashmë secili ka ndjekur rrugën e tij, pavarësisht se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin.
Hyrja e Donaldit në “Big Brother VIP” u shoqërua me shumë zhurmë, pasi dyshohet se ai dhe këngëtarja Semi Jaupaj, kanë një pëlqim për njëri-tjetrin. Mirëpo, Bora Zemani përveçse ish e dashura e këngëtarit, është njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Semit.
Gjatë bisedave me banorët e tjerë në shtëpi, të cilët po ashtu kanë dyshime për raportin Semi-Donald, këngëtarja është shprehur se në asnjë mënyrë nuk do të lidhej me ish-partnerin e shoqes së ngushtë.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në oborr me Granit Canën, Donaldi foli për historinë e dashurisë që ka përjetuar me Borën.
Pjesë nga biseda:
Granit Cana: Sa kohë u bë?
Donald Veshaj: Nja katër muaj, pesë muaj, s’e di.
Granit Cana: E ke dashur?
Donald Veshaj: Po, po plak.
Granit Cana: Sa keni qenë bashkë?
Donald Veshaj: Gati nja dy vjet e gjysmë- tre.
Granit Cana: S’keni bashkëjetuar?
Donald Veshaj: Po, po plak, kemi bashkëjetuar. Ka qenë një gjë e fortë fare. Por jeta bën të veten.
Për raportin e Semit dhe Donaldit reagoi edhe Zemani para dy ditësh, Në një status në Instagram, ajo shkroi ndër të tjera:
“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje!
Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla.
E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq! E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!”.
View this post on Instagram
“Ti kur ke qenë hera e fundit?”, pyeti më pas Donaldi Granitin, i cili tha: “Ka disa muaj që jam ndarë. Edhe unë e kam pasur kështu të fortë. E kam ndjerë shumë”.
g.kosovari