Familja ruse që u gjet e vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret, kishte pasion udhëtimet dhe kjo shihet edhe nga fotot e vendeve që ato kishin vizituar.
Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Ekatrina, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin ndër familjet e pasura ruse.
Sergei mësohet se ka qenë një ish-gjeneral i Ushtrisë ruse.
Vajza Ekatrina ishte menaxhere pronash, ndërsa i biri Aleksandër, i vetmi i mbetur i gjallë nga familja, i cili jeton në Moskë, është përfaqësues i një kompanie medicinale.
Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit, por nëse do të ishte kjo e fundit, hidhen dyshime se do të ishte dallluar ose do të kishte ndikuar edhe personelin e hotelit.
Teksa hetimet janë duke vijuar në lidhje me vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë, Prokuroria e ka regjistruar këtë çështje për veprën penale të vrasjes.
Trupat e familjes do të tërhiqen në morgun e Tiranës, nga i biri Alexandër.
Katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel në Qerret dyshohet se janë helmuar dhe prokuroria e Kavajës ka nisur hetime për vrasje.
Nga ana tjetër mjeksia ligjore përjashton të ketë shenja dhune në trupin e viktimave dhe burime thonë se ekspertët janë në pritje të analizave toksikologjike.
Megjithatë, vdekja e turistëve që fillimisht u tha se u gjetën në sauna dhe më tej në pishinën dimërore, mbetet ende mister.
Ndërkohë, Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë (TFR), Alexander Bastrykin është duke pritur për informacion të detajuar në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë, njoftoi të hënën faqja e internetit e agjencisë.
“Rusët erdhën në hotel nga Maqedonia e Veriut dhe kërkuan që të përgatisnin një pishinë për ta, të cilën ata donin ta vizitonin pas saunës. Mediat raportuan se klori në pishinën e hotelit mund të kishte vrarë rusët. Një punonjës mund të kishte përdorur shumë klor, që çoi në vdekjen e njerëzve”, lexohet në njoftimin për shtyp.
Katër turistët rus u gjetën të vdekur pak ditë më parë brenda pishinës dimërore në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës.
Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.
/a.r