Ndoshta është paska jo etike, por ndaj Lulzim Bashës mund të përdorësh çdo epitet, çdo term, kjo për shkak të argumentit që ai përdor në politikë, të sjelljes që ai ka, fyrjes së dinjiteti njerzor që bën me artikulimin e tij apo dhe qëndrimet që mban.
Prej 8 vitesh në krye të opozitës, sot sërish ju kthye kërcënimit të tij, ndoshta të 1000. Ka kërcënuar pafund njerëz, tani i tregoi dhëmbët dhe Berishës dhe demokratëve, pra njeriut që e mbështeti dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryetar PD-je.
Dhëmbët i ka nxjerrë ndaj demokratëve, ndaj bazëz së partisë, ndaj atyre që nuk po kërkojnë gjë tjetër veçse largimin e tij, bashkimin e PD dhe ringritjen e saj për të rrëzuar Edi Ramën. Dhe muri që frenon rrëzimin e Ramës, duket që është Lulzim Basha.
Sot është sjellë si një qurrash, pa asnjë lloj diskutimi sepse ka kërcënuar bazën e partisë, ka kërcënuar vetë Berishën.
Njeriu i cili ka 8 vite që kërcënon Ramën dhe humbet, ‘ti ke rënë’, ‘ti je rrëzuar’, se ‘unë të bëj ashtu’, se ‘unë të bëj kështu’, se unë ‘të shkul dhëmbët’, se ‘do kalosh mbi trupin tim’, e trupin e tij,
Rama e Rilindja e ka bërë copë. Kështu ndodhi me Unazën, që duhet të kalonin mbi trupin e Lulit, duhet të kalonin për Teatrin mbi trupin e Lulit, Fatmir Xhafaj duhet të kalonte mbi trupin e Lulit. Gjynah dhe ky i shkreti se u desh të përballej me trupin e ‘brishtë’ të Lulzim Bashës e kështu me radhë.
Nga trupi i Lulit, mbi trupin e Lulit, në trupin e Lulit, me kërcënime, me shantazhe, presione, sjellje banditeske si një horr rruge, kur është veçse një qurrash, një i humbur, një i dështuar që qëndron në krye të Partisë Demokratike, vetëm me një arsye.
Për ata që mendojnë se është atje për të ndryshuar të ardhmen e PD, janë gabim. Lulzim Basha qëndron atje, thjesht dhe vetëm për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, për atë marrëveshje që ka filluar në 2017.
Mjafton që Rama të qëndrojë atje ku është dhe të shtojë pasuritë e Lulzim Bashës, dhe këtij të fundit i shtohen vilat dhe xhirot e bizneseve të familjarëve të tij, dhe kjo është e mjaftueshme për Lulzim Bashën, nuk kanë rëndësi demokratët.
Qurrashi si qurrash sillet por le të presim dhe pak ditë, derisa të finalizohet Foltorja dhe Kuvendi Kombëtar i PD dhe pastaj të shohim sa trim është Lulzim Basha i cili në fund do thotë s’ka problem se ndoshta jam pak keq sa është dimër. Gjithsesi sa qurrash është Lulzim Basha e kemi parë edhe në verë./Marre nga CNA.al