Reperi i njohur Stresi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një intervistë ekskluzive pas rikthimit në Shqipëri.
Reperi pohoi se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej.
“Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’ më vjen mirë t’i shoh të gjakosur.
Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’ është normale. Çfarë kisha bërë unë?!”, u shpreh ndër të tjera reperi.
Ai theksoi se kësaj here është rikthyer i depolitizuar dhe s’ ka ndërmend të përfshihet në asnjë protestë, nderkohe qe mbetet mister nese eshte heqyr urdheri i kerkimit ndaj tij nga ana e policise per perfshirjet ne protesta e dhunshme para institucioneve./m.j